Kryeministri Edi Rama i përgjigjet sërish presidentit Ilir Meta lidhur me miratimin e marrëveshjes së huasë saudite për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

 

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh! Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”

 

Ilir Meta i quajti inskenime sulmet e shefit të qeverisë, ndërsa tha se gjithçka është në funksion të propagandës elektorale të kryeministrit ende në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *