Subscribe

Ne 96-vjetorin e shpalljes se Tiranës kryeqytet, Erjon Veliaj deklaron sfidat dhe projektet me te afërta per zhvillimin e qytetit. Javën e ardhshme, përreth qendrës se kryeqytetit, nis ndërtimi i Unazës se Vogël. Ky investim qe i paraprin kthimit te qendrës ne zone pedonale, përfundon pas 6 muajsh. Ndërsa ne pranvere fillojnë zbatimin nje sere projektesh te tjera. Gjate takimit me akademike, historiane e administratore te njësive vendore, kryebashkiaku theksoi se synimi i tij është qe Tirana te jete nje qytet europian dhe per te gjitha moshat. 96 vjet me pare, e favorizuar nga pozita e mire gjeografike, mosprania e trupave te huaj dhe infrastruktura e përshtatshme per vendosjen e institucioneve shtetërore, pas Kongresit te Lushnjës, Tirana u vendos te jete kryeqyteti i Shqipërisë. Kryetari i pare i bashkisë ka qene Ismail Ndroqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *