Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu ka bërë thirrje deputetëve opozitarë të mbështetin dhe votojnë projektin e Urës mbi Bunë.

 

Balla u shpreh se ky është një projekt historik, bashkues dhe do të jetë turp për gjithësecilin që do të vendosë të mos e votojë kur të miratohet buxheti i vitit 2023.

 

“Dua që të them në emër të grupit parlamentar të shumicës, vlerësimin maksimal për atë që ndodhi në Ohër, për rezultatet mbreslënëse do të doja të shprehja mbështetjen maksimale të të gjithë Kuvendit të Shqipërisë për projektin historik, ‘Ura mbi Bunë’, është një projekt tepër i rëndësishëm që bashkon dy vende të Ballkanit Perëndimor, por që ne shqiptarët na bashkon më shumë me vëllezërit në Ulqin.

 

Dua të shpreh gjithë vlerësimin maksimal për kryeministrin Abvazovic dhe kryeministrin Rama me shpresën dhe besimin që ky projekt do të realizohet së shpejti.

 

Dhe thirrja ime për ju sot këtu është, edhe do ta dëgjoni sa herë të flas që kur të vij buxheti I vitit 2023 do të ishtë në turpin tuaj të votoni kundër buxhetit që do të ndërtojë një urë që na bashkon. Kur të vij diskutimi për buxhetin mos harorni që do të votoni kundër një projekti historik që do të bashkojë Velipojën me Ulqinin.” – tha Balla.

 

Projekti Ura mbi Bunë u prezantua të mërkurën, 08 Qershor gjatë samitit të Ballkanit të Hapur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *