E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Projekti i Unazës së Re/ Tabaku: Nuk tërhiqemi nga e vërteta, ditë më të mira do të vijnë

Demokratja Jorida Tabaku reagoi në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e gjobiti me 500 mijë lekë për shpifje për projektin e Unazës së Re. Duke theksuar se organet gjyqësore janë të kapura nga qeveria, Tabaku u shpreh e prerë se nuk do të tërhiqet nga këto qëndrime.

“Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë nën presionin e një vettingu që po bëhet gjithnjë e më partiak, siç edhe Komisioni i Venecias e vërtetoi, mori një vendim në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura. Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon. Por sa më shumë e vërteta thërret në veshët e shqiptarëve aq edhe më e madhe është tërsëllima që qeveria e korruptuar dhe kontrolluar nga Mond Begot imponon në sallat e gjykatave. Kush mendon se do të tërhiqemi nga e vërteta duke menduar se na intimidojne me seanca të tilla gjyqësore gabohet.”

Reklamë

Ish-deputetja ka shpresë se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, ndërsa për pushtetarët, sipas saj, këto ditë do të duken të errëta.

“Ajo që më gëzon është se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe ditë edhe më të errëta do të jenë për ato që mendojnë se mund ta blejnë të shkuarën dhe të ardhmen me pasuri apo miqësi.”

Jorida Tabaku deklaroi se do të vijojë të denoncojë të vërteta për t’u treguar shqiptarëve se kush i qeveris.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë