Subscribe

Ky fillim viti ka nisur me mbjelljen e 110 pemëve të reja që i shtojnë sipërfaqet e gjelbra për qytetarët. Një grup studentësh iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për projektin e mbjelljes së 2 milionë pemëve të Pyllit Orbital.

 

 “Falë bujarisë së donatorëve po mbjellim 110 pemë të reja, për të ecur me idenë e Pyllit Orbital. Më vjen mirë për studentët, jo se na lipset krahu i punës, sepse kemi mjaftueshëm njerëz që kontribuojnë, por unë besoj se shënjon një trend të ri. Trendet nuk janë vetëm celularë, rrjete sociale apo kafene, por trend është edhe sjellja që kemi ndaj qytetit që kemi trashëguar e që duhet t’ia lëmë dikujt tjetër trashëgim”

 

Kryebashkiaku Erjon Veliaj deklaroi se mbjellja e pemëve të reja është investimi më i mirë për brezat e ardhshëm.

 

 “Është një investim që do të vazhdojë edhe kur mos të jemi ne, 100, 200, 1 mijë vjet më pas. Por ajo që besoj ka rëndësi është se secili prej nesh që ecën në rrugët e këtij qyteti, që nga Kryetari i Bashkisë e deri tek studenti që sapo ka ardhur në Tiranë, të thotë: lashë një shenjë në këtë qytet, kjo është pema që mbolla. Mund të kenë kaluar shumë vite, por ndihem krenar që jetuam një jetë të denjë.”

 

Bashkia e Tiranës do të vijojë me aksionin për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet deri në realizimin e projektit të Pyllit Orbital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *