Subscribe

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim kanë inspektuar zonën ku do të ndërtohet projekti më i madhe energjetik, ai i hidrocentralit të Skavicës.

Kompania amerikane Bektel së bashku edhe me ekspertë vendas janë në fazën e përgatitjes së projektit final të kësaj vepre. Për ministren kjo vepër ofron garanci për sistemin energjitik.V

 

Në ditët e sotme tek shohim se çfarë po ndodh në tregjet ndërkombëtare, me mungesën e fosileve apo me mungesën e gazit, apo qoftë edhe me masat e reja të cilat janë marrë për të dekarbonizuar situatën e krijuar nga prodhimi energjetik, sot shikojmë që në tregjet ndërkombëtare energjia po shitet me diferencë shumë të madhe nga ajo që shitej para një viti, duke krijuar kështu probleme dhe mungesa të mëdha dhe duke e bërë çmimin të arrijë limite të paparashikueshme deri më sot. Ndaj siguria energjetike është thelbi i këtij projekti të rëndësishëm”, nënvizoi Balluku.

 

Punimet e para në terren janë përqendruar në studimin gjeologjik të zonës dhe më tej do të vijojnë studimet për të përcaktuar vendin ku do të ndërtohet diga dhe elementët e tjerë të veprës. Për ambasadoren amerikan, tashmë fokusi është tek ekonomia si një nga tre prioritet e punës së saj.

 

Kur erdha në Shqipëri kisha tre prioritete në punën time, demokracinë, mbrojtjen dhe ekonominë. Siç jeni në dijeni sa i përket aspektit të mbrojtjes në Shqipëri u zhvillua një nga operacionet më të mëdha ushtarake. Në aspektin e demokracisë ne kemi ecur përpara me reformën në drejtësi dhe tani po vijojmë me klimën e biznesit  pavarësisht pengesave. Jemi këtu sot me një nga kompanitë më të madhe amerikane me të cilën jemi në faza të hershme të këtij projekti dhe pres me padurim ecurinë e mëtejshme të tij.- u shpreh ambasadorja Kim    

 

Kjo vepër energjetike prite të ketë një kosto prej 500 milion eurosh dhe ende nuk  është qartësuar se si do të financohet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *