Subscribe

Një projekt 3-vjeçar është propozuar nga OSBE-ja në Shqipëri për identifikimin dhe dorëzimin e armëve të zjarrit dhe atyre të lehta. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco tregoi etapat e këtij projekti, që sipas tij synon që të ulë kriminalitetin.

VINCENZO DEL MONACO
AMBASADOR I OSBE

“Në nivelin kombëtar do të punojmë për përmirësimin e kuadrit legjislativ. Së dyti do të fokusohemi në përmirësimin e kapaciteteve të qendrave të përdorimit të qenve. Dhe së treti është rritja e ndërgjegjësimit e publikut dhe për këtë arsye kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj si media.”

 

Drejtuesit e policisë thanë se kanë mungesë së kapaciteteve për të vënë në zbatim këtë projekt.

 

ALBERT DERVISHAJ
ZV/ DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE

“Përshëndes çdo debat sepse është i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve. Mendoj se përgjigjen më të saktë do ta japin institucionet shqiptare.”

 

Por në kushtet kur mungon me ligj amnistia e armëve, çdo qytetar që e dorëzon rrezikon të burgoset. Për diplomatin e OSBE, një amnisti e tillë është në dorën e qeverisë për ta rikthyer.

 

Por numri dy i ministrisë së Brendshme, Besfort Lamallari u shpreh se një nismë e tillë ende është larg diskutimeve shumëpalëshe.

 

Pas ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, zëvendësministri i Brendshëm pranoi se ato kanë cënuar sigurinë publike.

 

Dorëzimi i armëve pa një amnisti duket e vështirë për autoritetet. Deri më tani Shqipëria ka patur 3 të tilla. Amnistia e parë për dorëzimi e armëve u realizua në 1998 deri në 2002. Më pas kyri në fuqi një tjetër në vitin 2003. Ky ligj qëndroi në fuqi deri në vitin 2005. Ndërsa amnistia e tretë u zbatua gjatë vitit 2017 ku u dorëzuan afro 1.600 armë zjarri dhe një sasi e madhe municionesh luftarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *