Shqipëria doli nga monitorimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Monitorim që nisi në vitin 1995 kur vendi ynë u anëtarësua në këtë organizate.

Pas 29 vitesh që Shqipëria ndodhej nën vëzhgimin e Asamblesë Parlamentare, komiteti monitorues i Këshillit të Europës me votë unanime vendosi kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit.

Ministri i Jashtëm për Evropën e Punët e Jashtme Igli Hasani vlerësoi këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke vënë në dukje se kjo tregon progresin që vendi ynë ka bërë.

Ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshëm të shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike”, theksoi shefi i diplomacisë shqiptare Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *