Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

NATO shkatërron operacionin sekret rus

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim...

“Profili ndryshe” që mund ta trazojë skenën politike: Vjosa Osmani në terren

16 Prill 15:13

Brenda pak ditësh, javëve të fundit, në këto qytete të Kosovës, ish-presidentja Vjosa Osmani takoi dhjetëra – nëse jo qindra – qytetarë, duke ngjallur pyetjen: a po përgatitet ajo për një rikthim në garën politike?

E gjitha kjo po ndodh në një moment të ndjeshëm politik në Kosovë. Nëse brenda më pak se dy javëve nuk arrihet marrëveshje për postin e presidentit, vendi do të përballet me zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare – të tretat brenda rreth 16 muajve.

Ky kontekst e bën çdo lëvizje të aktorëve politikë, përfshirë Osmanin, që e synonte edhe një mandat të dytë si presidente, më domethënëse.

Sipas Donika Eminit, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG, vizitat e Osmanit duhet të lexohen si pjesë e një strategjie të mirëmenduar.

Ajo beson se këto lëvizje tregojnë një përpjekje për të rikthyer dhe konsoliduar lidhjen me elektoratin pas një mandati të fokusuar kryesisht në politikën e jashtme.

“Për më tepër, këto vizita mund të shihen edhe si menaxhim i dëmeve nga ndarja e rrugëve me [kryeministrin] Albin Kurti, dhe si nevojë për të ritheksuar dhe forcuar narrativin e saj në këtë proces”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.

Përçarja mes Osmanit dhe Kurtit është e lidhur, sipas njohësve të zhvillimeve politike, kryesisht me dallimet në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mungesën e koordinimit institucional dhe konkurrencën për ndikim politik.

Këtë vit, Osmani nuk u propozua për një mandat të ri si presidente, pesë vjet pasi ishte zgjedhur në këtë post me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të Kurtit.

Por, angazhimi politik i saj kishte nisur brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Osmani u zgjodh për herë të parë deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011, dhe u rizgjodh në disa mandate radhazi, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të LDK-së.

Në vitin 2019, ajo udhëhoqi listën zgjedhore të partisë dhe ishte kandidatja e saj për kryeministre, duke përfaqësuar një përpjekje për reformim të brendshëm.

Ndarja nga LDK-ja në vitin 2020 shënoi një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj. Më pas, ajo ndërtoi një aleancë me Kurtin dhe LVV-në, përmes iniciativës GUXO, një format politik që, sipas Eminit, nuk u konsolidua plotësisht si subjekt i mirëfilltë.

Në vitin 2021, Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, duke kaluar në një rol të ri, në të cilin, si përfaqësuese institucionale, ajo supozohej të qëndronte mbi ndarjet partiake. Në këtë post, ajo është kritikuar shpeshherë nga opozita, që e akuzonte se po ia mban anën LVV-së.

E, tani, sipas Eminit, Osmani po hyn në një fazë të re të karrierës së saj, qoftë përmes një subjekti të ri apo një ripozicionimi strategjik brenda një partie.

Koha e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë vendimtare për mënyrën se si do të mund të bëhej ky rikthim i Osmanit.

Emini argumenton se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme nga moszgjedhja e presidentit – në fund të majit ose në fillim të qershorit – hapësira për ndërtim të një subjekti të ri do të ishte e kufizuar dhe Osmani do të mund të detyrohej të mbështetej në një strukturë ekzistuese.

Në një cikël të rregullt të zgjedhjeve, ajo do të kishte më shumë kohë për të formuar një projekt politik, por me rrezik të humbjes së vrullit dhe rëndësisë.

“Në të dyja rastet, ndikimi i saj në skenën politike mbetet i rëndësishëm, por mënyra e shfaqjes së këtij ndikimi ndryshon ndjeshëm sipas kohës së zgjedhjeve”, beson Emini.

Diskutimet për të ardhmen e Osmanit janë intensifikuar edhe pas deklaratave nga LDK-ja, sekretari organizativ i së cilës, Visar Azemi, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Osmanit në parti.

Vetë Osmani, megjithatë, ka shmangur çdo deklarim të prerë. REL-i ka kontaktuar ekipin e saj për një qëndrim, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Rikthimi i Osmanit në garën politike mund të ndodhë në një moment kur, sipas Eminit, opozita në Kosovë po përballet me mungesë udhëheqjeje dhe narrativash bindës.

Në këtë kontekst, Osmani përfaqëson një “profil ndryshe”, thotë ajo.

Sipas Eminit, ish-presidentja është një nga të paktat figura që mund të sfidojë ekuilibrat dhe të rrisë nivelin e konkurrencës politike.

“Ajo mund të tërheqë votues të pakënaqur nga parti të ndryshme, përfshirë Vetëvendosjen dhe parti të opozitës. Kjo e bën atë potencialisht një faktor që ‘rrëmben’ vota më shumë sesa një aktor që mobilizon vetëm një kamp të caktuar”, thotë Emini.

“Hyrja e saj në politikën aktive nuk do të ishte vetëm një shtesë në skenë, por potencialisht një faktor që mund të ‘tronditë’ balancat ekzistuese”, përfundon ajo./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove takime Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të përfundojë para zgjedhjeve!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

6:32

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

6:18

Çmimi i lartë i naftës, Italia zgjat...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U vra me plumb në kokë, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.