Subscribe

Përparim Rama i Lidhjes Demokratike së Kosovës siguroi 51 përqind të votave, duke fituar një ndër garat më të forta në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, atë për kryetarin e Prishtinës.

Por, kush është Përparim Rama?

Situata ekonomike e politike në Kosovë gjatë viteve 90 e detyroi të braktiste vendin. Në vitin 1992, kur ai ishte vetëm 16 vjeç, u shpërngul në Britani të Madhe.
Rama kërkoi azil, autoritetet britanike ia pranuan menjëherë për shkak të situatës së rënduar politike.

Në Britaninë e Madhe Rama përfundoi studimet për arkitekturë, duke u bërë një ndër personat më të njohur për veprimtarinë e tij arkitekturore në disa vende si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki dhe Shqipëri.

45-vjeçari është themelues i një kompanie për arkitekturë dhe dizajn “4M Group” me seli në Londër, përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit urban.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigramit”. Po atë vit, ai mori pjesë si këshilltar i veçantë në Lojërat Olimpike në londër. Në vitin 2013 Përparim Rama bashkë me ekipin e tij në “Ëorld Interiors Neës Annual Aëard 2013” morën çmimin e parë duke triumfuar mes 1,600 kandidatë nga mbarë bota.

45-vjeçari gjithashtu u bë i njohur për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Neë York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë.

Mediat si London Building Design Magazine, BBC, RAI, gazeta The Time, i kanë kushtuar artikuj punës së kryetarit të ri të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *