E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Profili i emrave të rinj në qeverinë “Rama 3”, dy ministra nga Kosova

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të premte nëntë emrat e rinj të kabinetit qeverisë.

 

Emra ku mes të cilëve spikatin shumë figura të reja. Por kush janë 9 emrat e rinj që do të zëvendësojnë kabinetin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama?

 

Reklamë

Në Ministrinë e Arsimit, në vend të minsitres Lindita Nikolla u emërua Besa Shahini.

 

Shahini është nga Kosova dhe ka mbajtur më përpara postin e zv/ministres së Arsimit. Ajo u emërua në këtë post në shtator të 2017 dhe vetëm brenda pak muajve ka kaluar në krye të institucionit të Minsitrisë së Arsimit.

 

Por një tjetër emër I ri do të jetë ai i Gent Cakajt, i cili ka marrë postin e ministrit të Jashtëm dhe po ashtu si Shahini është nga Kosova.

 

Cakaj aktualisht ka rolin e zv/ministrit të Jashtëm ndërsa gjatë qeverisjes Rama ka shërbyer edhe si këshilltar i diplomacisë i kryeministrit.

 

Ndërsa Financat do të drejtohen nga Anila Denaj, e cila prej shtatorit 2018 ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit Shëndetësor.

 

Denaj përpara se të emërohej drejtoreshë ka qene edhe anëtare e bordit të Fondit Shëndetësor.

 

Belinda Balluku do të drejtojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Përpara se të emërohej nga kryeministri në këtë post, Balluku ka drejtuar Drejtorinë e Albkontroll.

 

Ndërkohë krahas emrave të sipërpërmendur, një emër tjetër I ri është dhe ai i arkitektes Elva Margaritit që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës.

 

Por krahas emrave të rinjë, listës së kabinetit të ri qeverisës i janë bashkuar edhe emrat e Bledi Çuçit që do të drejtojë Minsitrinë e Bujqësisë dhe Eduard Shalsit.

 

Kreu I Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi do të zëvendësojë ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

 

Ndërsa krahas këtyre emrave, kryeministri ka njoftuar rikrijimin e minsitrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila do të drejtohet nga Elisa Spiropali.

 

Kurse kreu I Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe do të jetë zv/kryeministri I ri.

 

Më shumë video

Reklamë