Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

PROFIL/ Bujar Nishani, ish-ushtaraku që ngjiti të gjitha shkallët e shtetit deri në Presidencë

28 Maj 15:47

Ish-presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në një spital në Gjermani.

 

Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

 

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

 

Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

 

KUSH ISHTE NISHANI

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1964 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004.

 

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

 

Në vitin 1991 Bujar Nishani u anëtarësua në Partinë Demokratike; në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën, në vitin 2005, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

 

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani u zgjodh deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike. Nga marsi 2007-shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm, nga shtatori 2009-prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, deri në qershor të vitit 2012, kohë kur Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

 

Gjatë mandatit të tij, Nishani ishte përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe sfidat globale që prekin Shqipërinë, siç është kriza e imigrantëve ose luftimi i ekstremizmit islamik dhe radikalizmit. Gjatë shumicës së vizitave shtetërore jashtë vendit, politika e Nishanit ishte orientuar maksimalisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përmendur mbështetjen e saj për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha aktivitetet multilaterale rajonale dhe ndërkombëtare. Bujar Nishani ishte bashkëshort i Odeta Nishanit dhe baba i dy fëmijëve, Ersi dhe Fjona Nishani.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bujar Nishani ndarja nga jeta Profil

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra ende aktive, ja zonat më të rrezikuara

më shumë...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.