E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Profesor Arben Meçe jep alarmin: Pallati 12-katësh në Durrës i dëmtuar rëndë

Një pallat 12 katësh në Durrës me 285 familje është braktisur nga banorët për shkak të rrezikshmërisë që paraqet pas dëmtimeve që ka marrë nga termeti i 26 nëntorit me 51 viktima.

 

Pallati ndërtimet e së cilit kanë nisur në vitin 2012 dhe kanë përfunduar në 2017  ka dëmtime të rënda në strukturë dhe në bërthamë sipas profesorit Arben Meçe.

 

Reklamë

Meçe pas inspektimit të tij në këtë pallat, ka bërë thirrje strukturave shtetërore që të paraqiten menjëherë pranë pallatit 12 katërsh në lagjen 17 në qytetin bregdetar, pasi është ndër të vetmet pallate që ka dëmtime në strukturë dhe bërthamë.

 

“Pallati 12 katesh  me 285 hyrje ne lagjen 17 ne gjendje te rende. Strukturat shtetërore duhet te paraqiten menjeherë këtu. Është i vetmi pallat që kam parë deri tani në Durrës që ka demtime në strukturë dhe bërthamë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë