Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Proda: Siguria në shkolla nuk është vetëm një proces dhe detyrim policor, por një proces institucional e shoqëror

9 Tetor 19:21

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka uruar oficerët e rinj të sigurisë dhe ka theksuar se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.

Ai nënvizoi se certifikimi i 112 oficerëve të rinj të sigurisë, pas një trajnimi të plotë në Akademinë e Sigurisë, i bën ata gati të marrin përsipër një detyrë me përgjegjësi të lartë, fisnike dhe delikate: mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

Proda: Oficerët e sigurisë nuk janë vetëm për të zbatuar mekanikisht ligjin, por edhe për të ndihmuar, këshilluar dhe edukuar. Ata janë ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave, janë aty për të dëgjuar, për të parandaluar, për të ndërhyrë me profesionalizëm dhe për të ndërtuar besim te nxënësit, që çdo shqetësim të adresohet me mirëkuptim dhe kujdes.

Detyra juaj kërkon përkushtim, maturi dhe, mbi të gjitha, dashuri për njerëzit.

Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në krahun tuaj.

Që nga viti 2019, në Akademinë e Sigurisë zhvillohet kursi “Trajnimi për oficerët e sigurisë në shkollat publike”, mbi bazën e kurrikulës së miratuar.

Gjatë periudhës 2019–2025 janë zhvilluar gjithsej 7 kurse trajnimi për oficerë sigurie në shkolla.

Faleminderit Akademisë së Sigurisë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe trajnerëve e instruktorëve që kanë udhëhequr me profesionalizëm procesin e përgatitjes së kësaj trupe.

Kudo që të shërbeni, mbani parasysh se detyrën tuaj duhet ta shihni si një mision të përbashkët, të Policisë, shkollës, komunitetit dhe shoqërisë.

Edhe pse nuk mbani uniformë policie, konsiderojeni veten si të tillë, për sigurinë e fëmijëve tanë.

Vetëm së bashku mund të garantojmë që shkolla të jetë vendi më i sigurt për fëmijët tanë.

Faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj!

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
proda Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet ndaj Iranit

më shumë...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

më shumë...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme

më shumë...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.