E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Proda pret përfaqësuesit e EU4LEA për fazën e re të projektit kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në një takim znj. Francesca Varlese, Menaxhere e Programit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, z. Giovanni Pasqua, Koordinator Ndërkombëtar i projektit EU4LEA, si dhe z. Thierry Vignes, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Format Evolutive të Krimit të Organizuar dhe Policinë Shkencore, i emëruar nga CIVIPOL.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi përfaqësuesit për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë ndër vite, që nga misioni PAMECA dhe programi EU4LEA, për rritjen e kapaciteteve profesionale të oficerëve të Policisë së Shtetit, nëpërmjet trajnimeve dhe asistencës teknike.

Ai theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë me qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.

“Policia e Shtetit mirëpret çdo asistencë që kontribuon në profesionalizimin dhe modernizimin e strukturave tona”, u shpreh z. Proda.

Reklamë

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e EU4LEA shprehën vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për vijimin e projektit në fazën e tij të dytë, EU4LEA 2. Ata garantuan se mbështetja për Policinë shqiptare do të jetë akoma më e madhe në vijim.

Projekti EU4LEA 2,  ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe synon të rrisë performancën operacionale të institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky projekt zbatohet në bashkëpunim nga Ministria e Brendshme italiane, CIVIPOL (Francë) dhe GIZ (Gjermani), me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë