Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 December 2025
Vizion fokus

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, përfaqësuesi i PS:...

Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Grimci: Një tjetër institucion...

Vlorë/ FNSH dhe Policia zhvillojnë kontrolle të befasishme për...

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Kaziaj: Nuk ka...

Endri Shabani zgjidhet Avokati i Popullit

Si mund të rikthehet PD në pushtet? Përgjigjen të...

“Del jep mend Zegjineja”, Kopliku: PD i shërben vetëm...

Mbajtën peng një person për disa ditë, shoqërohen nga...

35 vjetori i përçarë i PD, Grimci: Takimet e...

“Votat e krimit mbajnë politikanë në Parlament”, Kopliku: Nuk...

Proda, në Konventën Evropiane të Policisë: Fokus tek kriptovalutat dhe mbrojtja e të miturve online

27 Shtator 10:15

Hagë, Holandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në edicionin e 14-të të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC), mbajtur në selinë qendrore të Europolit në Hagë, Holandë.

Eventi mblodhi së bashku mbi 400 shefa policie dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 53 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat më të mprehta të sigurisë me të cilat përballet sot Evropa.

Fokusi i këtij edicioni të EPCC-së ishte i përqendruar në dy kërcënime emergjente:

 Pastrimi i parave përmes kriptovalutave.

 Rekrutimi i të miturve përmes hapësirave online.

Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për:

-Shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, për të gjurmuar dhe sekuestruar asetet kriminale përtej kufijve;

-Përdorimin e mjeteve të specializuara për analizën e kriptovalutave dhe teknologjive blockchain;

-Rritjen e investimeve në trajnim për hetuesit digjitalë;

-Trajtimin e pastrimit të parave si vepër penale më vete, për të përshpejtuar ndjekjet penale;

-Forcimin e partneriteteve publik-privat, për një ndarje më efektive të informacionit;

-Zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të miturve online, përfshirë bashkëpunimin me shkollat dhe ofrimin e udhëzimeve etike në hapësirat digjitale;

-Vendosjen e detyrimeve rregullatore për platformat sociale, për të parandaluar përmbajtje të dëmshme dhe për të garantuar bashkëpunim me autoritetet kur është e nevojshme;

-Zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, të mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe shkenca e të dhënave, për identifikimin më të shpejtë të rrjeteve kriminale.

Në panelin tematik “Ndiqni Paranë”, ekspertët diskutuan mënyrat se si krimi i organizuar, krimi kibernetik dhe financimi i terrorizmit po përfitojnë nga shërbimet financiare digjitale, përfshirë IBAN-et virtuale, platformat e decentralizuara të financave (DeFi), asetet kripto dhe teknologjitë fintech.

Edicioni i 14-të i EPCC ofroi edhe njëherë një platformë të rëndësishme për bashkëpunim strategjik, shkëmbim informacioni dhe koordinim të përbashkët në përballje me sfidat e reja të sigurisë që përfshijnë të gjithë hapësirën evropiane.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
proda

Nga e njëjta kategori

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, përfaqësuesi i PS: Ai është vemje, duhet të ishte votuar Adriana Kalaja

më shumë...

Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Grimci: Një tjetër institucion i kapur nga Rama

më shumë...

Vlorë/ FNSH dhe Policia zhvillojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë

më shumë...

Endri Shabani zgjidhet Avokati i Popullit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Berisha bllokon foltoren, nuk lejon deputeten e tij të flasë
  • U zgjodh në krye të SPAK, cilat janë dosjet “e zjarrta” që k...
  • Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
  • Në çfarë ore duhet të hash darkë në dimër për të qëndruar në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.