Subscribe

Sipërfaqe të mëdha me pyje dhe pisha në qytetin e Korçës janë prekur nga procesionarja.

 

Infektimet më të mëdha janë në pyjet e qafës së Qarrit, Vithkuqit, Voskopojës dhe rrëzë malit të Moravës. Dëmi që kjo sëmundje shkakton, është i konsiderueshëm.

 

Ndërsa një nga mundësitë më efikase për ta luftuar sëmundjen e pishave mbetet shtimi insektit Colosoma, i cili është testuar se vret procesionaren.

 

Në të gjithë qarkun e Korçës, ka afro 20 mijë hektarë pyje me pisha, pjesa më e madhe e të cilave janë prekur nga procesionarja. Sipërfaqet më të mëdha ndodhen në Kolonjë dhe Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *