E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Procedura për mbylljen e ‘TikTok’ ka përfunduar”, Rama: Nëse përdorni VPN hackerat do bëjnë namin

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme njoftoi se procedura për mbylljen e platformës “TikTok” ka përfunduar.

Qeveria mori vendimin më 6 mars për mbylljen  e “TikTok”  për një periudhë 1-vjeçare. Rama tha se përdorimi i VPN për të pasur akses në platformë është i rrezikshëm pasi hckerat vjedhin të dhënat e telefonit.

Reklamë

Rama: Procedura për mbylljen e “TikTok” ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa “TikTok” për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë