E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Vendi

Problemet me energjinë nga moti i keq/ Balluku: Stabilizohet situata në Korçë dhe Kukës!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se si paraqitet situata në disa zona të cilat kanë patur problematika me energjinë elektrike si pasojë e motit të keq.

Balluku ka deklaruar se, mëngjesin e sotëm zona e Veriut dhe Juglindjes, është përfshirë nga reshje dëbore dhe erëra të forta.

Reklamë

Pavarësisht kushteve të vështira të motit grupet e OSSH kanë ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

“Prej mëngjesit të sotëm, kryesisht zona e Veriut dhe Juglindjes, është përfshirë nga reshje dëbore dhe erëra të forta. Pavarësisht kushteve të vështira të motit,  grupet e punës së OSSH kanë ndërhyrë  për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

Reklamë

Rajoni i Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth. Ka ende disa zona në vend ku elektriçistët po vijojnë punën me ritme të kushtëzuar nga moti, në zbatim të sigurisë teknike.

Linjat 35kV dhe rrjeti që furnizon hidrovoret apo institucionet e rëndesisë së veçantë janë në funksion të plotë”, shkruan Balluku./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë