Subscribe

Qarku i Dibrës vazhdon të jetë i “mbërthyer” nga acari. Termometri ka regjistruar deri në -13° C në Bulqizë e Dibër, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugë.

Vështirësi të shumta në këtë qark paraqiten në zonat e thella malore, ku banorët e shumë fshatrave si Tërnova, Trebishti, Ostreni apo dhe Martaneshi janë të izoluar.

 

DRITAN KURTI

GAZETAR

Problematike situata paraqitet me furnizimin me ujë të pijshëm ku në disa fshatra kanë ngrirë tubacionet duke lënë qindra banorë pa ujë. Problematike ësht dhe ngrirja e rrugëve pasi ka prezencë të madhe të akullit duke bërë që banorët të mos kenë mundësi të lidhen me zonat urbane.

 

Rruga Qaf Bualli – Krastë është e kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të akullit. Me vështirësi kalohet dhe rruga Peshkopi-Tiranë dhe ajo Peshkopi-Kukës.

 

Ndërkohë ne juglindje te vendit në Korçë, situata pas reshjeve të dëborës është normalizuar. Të gjithë rrugët janë të kalueshme me përjashtim të atyre rurale ku ka akull dhe është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

 

TONIN FRROKU

GAZETAR

Nëse në rrugët dhe bulevardet kryesore të qytetit te Korçës lëvizet lirshëm për shkak se janë të pastruara, një gjë e tille nuk ndodh në rrugicat e qytetit më të madh në juglindje të vendit.  Ne ndodhemi në njërën prej rrugicave të lagjeve karakteristike të qytetit të Korçës dhe kjo është situata.

 

Të ngrira dhe me frikë po ikja. Më rrëshkasin këpucët. Të paktën këta të bashkisë të hedhin kripë.

Rrugicat janë të ngrira. Nuk është e lehtë edhe mund të shkasësh.

Po pak të rrezikshme. Ngrica, akull. Pothuaj të gjitha. Tepër e vështirë.

E vështirë është se ka ngricë. Fëmijet duhet ti mbash për dore.

 

E njëjta situatë paraqitet dhe në qytetet e tjera të juglindjes se vendit.

Vështirësi me lëvizjen e mjeteve për shkak të ngricave ka dhe në zonat malore të qarkut Kukës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *