E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Probleme në aksin Burrel – Skuraj, shoferët: Po na shkëputen veshkat nga gropat

Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë problem për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në të. Gropat e mëdha apo çedimet e karrexhatës e kanë bërë këtë rrugë problematike për të gjitha llojet e mjeteve.

Reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah këto probleme, duke i bërë të dukshme për të gjithë. Drejtuesit e mjeteve thonë se nga tronditjet për shkak të gropave apo çedimeve të rrugës, po ju shkëputen veshkat. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi janë taksapagues të rregullt ndaj shtetit të tyre.

Megjithëse gjendja e këtij aksi shumë të rëndësishëm për gjithë qarkun Dibër është bërë problem mediatik disa herë, autoritetet përgjegjëse nuk kanë reaguar. Firma mirëmbajtëse e kësaj rruge, kujdeset vetëm për pastrimin e kanaleve kulluese anësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë