Subscribe

Pak orë para se kryeministri Edi Rama të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me temë sigurinë dhe drejtësinë ndërkombëtare ai nderohet me një çmim.

 

Organizata amerikane jofitmprururëse “Sesame Workshop”, që në qendër të aktivitetit të saj ka programet edukuese veçmas për fëmijët, i dha kryeministrit Edi Rama çmimin e lidershipit botëror që mban emrin e themelueses, Joan Ganz Cooney.

 

Vlerësimi erdhi si mirënjohje për strehimin e përkohshëm të mbi 2 mijë afganëve në vendin tonë pasi jeta e tyre rrezikohej nga regjimi taleban.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Për aq kohë sa kemi një shtëpi, ajo shtëpi i përket gjithkujt që gjendet në nevojë dhe ne u vijmë në ndihmë e do t’u vijmë përherë në ndihmë, jo me fjalë, por me vepra. Unë shpresoj fort që, një ditë, Shqipëria të jetë vend i pasur, por lutem kaherë që të mos renditemi mes vendeve më të pasura që kanë humbur kujtesën. Duhet ta ruajmë kujtesën. Jam shumë krenar, shumë i nderuar dhe ndihem shumë i përulur që gjendem sonte mes jush e që e kam renditur veten e vendin tim krah jush e krah shumë njerëzve që kanë nderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nderon me vepra, jo me fjalë, atë çka Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë për këdo.

 

Duke cituar fjalët e shenjtores Tereza e Kalkutës, që në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri, Edi Rama u tha të ftuarve të shumtë në darkën vjetore të Sesame Workshop, në New York, se Shqipëria do të mbetet një mbështetëse e Shteteve të Bashkuara në çdo nismë të saj në mbrojtje të jetës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Dua t’ju them se jam këtu, sepse Shqipëria do të jetë vendi që do të mbajë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë në historinë tonë që ulemi në atë Këshill dhe do të ishim shumë krenarë e shumë mirënjohës, nëse Sesame bashkë me Welcome US do të pranonin ftesën tonë për të ardhur më 6 qershor në Këshillin e Sigurimit, për t’i folur Këshillit dhe mbarë botës për fëmijët e Ukrainës dhe të gjithë fëmijët e njerëzve, familjeve anekënd botës, që po vuajnë kaq shumë duke lënë shtëpitë, duke u zhvendosur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *