Subscribe

Rritja e pandalshme e çmimeve përgjatë gjithë vitit, duket se ka detyruar qeverinë që të ketë sërish në fokus pensionistët, një ndër kategoritë më të varfra në vend.

 

Ministria e Financave është duke punuar që të ketë një indeksim të pensioneve, që do të nisë efektet nga muaji tetor. Edhe pse nuk dha detaje, kryeministri Edi Rama tha se lajmi i mirë do të vijë shumë shpejt për të moshuarit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Është e vështir që në një situatë të tillë,  inflacioni nga njëra anë dhe kriza energjetike nga ana tjetër të arrijmë të oforjmë aq sa duhet. Por ne do të vijojmë të rrisim pagat për arsimatrët dhe mjekët, ndërsa shumë shpejt ne do të kemi një lajm të mirë për pensionistët, ndaj të cilëve do të jemi gjithmonë borxhlinjë, pavarsisht se cfarë bëjë për ta.- us hpreh Rama gjatë inaugurimit të spitalit të ri në Laç”

 

 

Paralelisht parashikohet të bëhet efektive edhe paketa e dytë e rezistencës sociale, sipas të cilës për tre muaj rresht çdo pensionist që merr nën ose sa gjysma e pagës minimale, si dhe familjet në nevojë do të marrin 3 mijë lekë për çdo muaj, një shumë kjo që vjen si pasojë e rritjes së çmimeve, për të gjitha mallrat dhe shërbimet.

 

Kjo është e hera e parë që qeveria indekson pensionet dy herë brenda vitit.

 

Në prill indeksimi ishte 3.3% si një mesatare e inflacionit deri në muajt e parë të vitit, por teksa inflacioni ka shënuar vetëm rritje edhe përgjatë muajve të verës, mbetet për tu parë se sa do të jetë indeksimi i radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *