Subscribe

Instituti i shendetit publik është në pritje të pergjigjes se analizave për një rast të dyshuar si te prekur nga koronavirusi. Këtë e konfirmoi ministrja e shëndetësise Ogerta Manastirliu gjate mbledhjes se task forces ne Rinas.

Ndërkohë drejtoresha e institutit te shendetit public Albana Fico sqaroi se eshte vetem një laborator i çertifikuar nga OBSH për të kryer analizat për virusin e rrezikshem.

Shtimi I numrit te vikmtimave ne Itali ka bere qe te dyfishohet personeli mjekesor ne aeroportin nderkombetar. Por edhe pse ministrja e shendetsise Manastirliu pohon se janë dyfishuar masat e kontrollit në pikat kufitare, pasagjerët që vijën kryesisht nga italia veriore thone se e vetmja mase është matja e temperaturës.

Autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar shtimin e detergjentëve në shkolla dhe sensibilizimin e nxënësve nga mësuesit për kujdesin vetjak dhe larjen e  duarve në mënyrë permanente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *