E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Prishtinë/ Protesta kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”

Qindra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në tubim marrin pjesë veteranë të UÇK-së, familjarë të të dënuarve dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin ndaj dënimeve të dhëna për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar që vendimi të kundërshtohet përmes procedurave të apelimit.

Reklamë

Ky është tubimi i dytë i zhvilluar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, pas vendimit të 16 shtatorit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Veseli me 18 vite, ndërsa Selimi me 13 vite burgim.

Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe mënyrën e trajtimit të luftës së UÇK-së.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.