E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Prishjet në Shkozë/ Bumçi: Kafshëri ndaj banorëve, po lihen në qiell të hapur

Forca të shumta policie janë vendosur në zonënn e Shkozës ku që prej ditës së mërkure vijon puna për prishjen e disa banesave në kuadër të punës së për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Të mërkurën pati përplasje dhe tensione mes banoreve dhe policisë, pasi pronaret e godineve thonë se I kanë shtëpitë e tyre në proces legalizimi.

Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre dhe jo lehtësirat e tjera që iu janë ofruar nga bashkia.

Pritet që edhe këtë të enjte të ketë rezistencë nga ana e banoreve, në ndihmë të të cileve kanë qënë edhe ish deputete te PD, në mënyrë të vecante Aldo Bumci.

Ai e ka quajtur kafshëri sjelljen e institucioneve shteterore dhe policisë ndaj banorëve, që rrezikojnë në këtë mënyrë sipas tij, të mbeten ne qiell të hapur.

Më shumë video

Reklamë