E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prishja e pazareve të drogës shkak i vrasjes së 50-vjeçarit? Identifikohet autori i dyshuar (EMRI)

Prishja e pazareve të drogës dyshohet se është shkaku i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Ndroq.

Alfred Dedja, 50 vjeç u vra me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Vizion Plus mëson se autori i dyshuar është identifikuas si Julian Gjoshiu nga Shijaku.

Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, njoftoi policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë