Subscribe

Dy objekte te tjera jane prishur ne zonene e Unazes se Re paraditen e kesaj te marte nga ana e IKMT.

 

Ne kete menyre shkon ne kater numri i objekteve te prishura brenda pak oreve vullnetarisht. Familjet e prekura nga prishja e banesave jane strehuar ne banesa sociale.

 

Por nga ana tjeter nje pjese e banorëve te Unazës kanë vijuar edhe këtë të martë protestat e tyre për të mos lejuar prishjen e shtëpieve.

 

Teksa banorët kanë bllokuar rrugën dhe janë përplasur me policinë bashkiake, ARRSH ka sqaruar se grupet inxhinierike po vazhdojnë normalisht procesin e vlerësimit dhe matjeve të objekteve të banorëve që kanë depozituar dosjet pranë institucionit.

 

“Grupet e inxhiniereve te ARRSH po vazhdojne normalisht procesin e vleresimit dhe matjeve te objekteve pronaret e te cileve kane depozituar dosjet pranë ketij institucioni ne funksion te procedurës se shpronesimit.”

 

 

Ndersa zhbllokimii qarkullimit u be vetem pas nderhyrjes se deputeteve te opozites dhe largimit te mjeteve te ARRSH nga Unaza.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *