Subscribe

Dhurata poshtë pemës, premtimi për realizim dëshirash nëse sillen mirë dhe ëndrrat për vitin e ardhshëm, tre vogëlushë ndan në studion e “7pa5”, në Vizion Plus, përjetimet e tyre në këtë fundvit. Argur Dhe Armesa Guraziu së bashku me Omer Shehun janë tre të ftuarit zbukurojnë studion me rrëfimet e tyre të sinqerta.

Skeptikë mbi ekzistencën e babagjyshit, ato hedhin dyshimet e para në është një truk i prindërve apo babagjyshi vërtetë i shpërblen me dhurata çdo fundvit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë e kam parë babagjyshin, por s’e besoj të jetë ai sepse vishen prindërit si babagjyshë. Ata vishen si babagjyshë dhe na gënjejnë neve dhe fusin dhurata poshtë pemës. Ose vishen si babagjyshë shikojnë letrën çfarë duam neve, marrin dhuratën edhe e lejnë prapë letrën aty, që të mos e kuptojmë neve”, thanë ata.

Dyshimet mbi babagjyshin shprehen se mund t’i ketë zhgënjyer.

“Edhe ne kemi besuar, por e vërteta del gjithmonë”

Ndonëse nuk janë të bindur në ai ekziston, sërish letrën për të e kanë shkruar, ku shpalosin dëshirt në pritje për t’u realizuar. Epike janë edhe dëshirat e tyre që nisin që nga tradicionalet si libri e biçikleta e deri tek pajisjet teknologjike.

“Unë i kam kërkuar babagjyshit një Playstation5”, tha njëri prej tyre.

“Unë i kam kërkuar babagjyshit si shoku im një Playstation5, një biçikletë dhe një libër të ri”, tha fëmija tjetër.

“Unë i kam kërkuar babagjyshit një udhëtim në Gjirokastër…edhe një Iphone5”, është ëndrra e të vetmes vajzë në panel.

Po ashtu, fëmijët rrëfejnë edhe gënjeshtrat e këtij viti.

“Të gjithë bëjnë gabime. Kemi gënjyer për shumë gjëra. Shqiptarët, njerëzit e kanë zakon për të gënjyer për notat”, pohuan ata.

Por ata kërkuan të dinë edhe se për çfarë gënjejnë moderatorë.

“I gënjej vazhdimisht prindërit kur më thonë a ike i bërë ato analizat, po i them, dolën shumë mirë”, tha moderatorja, Alma Celaj./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *