Subscribe

Shtohet edhe një rast me COVID-19 në qytetin e Korçës duke shkuar në 15 të infektuar në total. Burime nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor thonë se bëhet fjalë për djalin e dy të moshuarve të cilët kanë rezultuar pozitivë një ditë më parë.

 

Djali i moshës rreth 50-vjeçare ndodhet aktualisht i vetëkarantinuar në banesën e tij së bashku me nënën e tij 70-vjeçare, edhe ajo pozitive ndaj koronavirusit. Sipas mjekëve të dy janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë që babai i djalit, i moshuari 75-vjeçar, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin infektiv në kryeqytet, pasi u konfirmua pozitiv, ndërkohë që ka shfaqur simptoma të sëmundjes, për të cilat edhe u transportua me urgjencë dy net më parë në kryeqytet.

 

 

Mjekët e epidemiologë janë duke vijuar gjurmimin e rasteve për të gjetur të gjitha kontaktet e mundshme të këtyre 15 rasteve tashmë, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. burimet bëjnë të ditur se të gjitha rastet e konfirmuara zyrtarisht COVID-19 janë në qytetin e Korçës, ndërkohë që të gjitha qytetet e tjera të qarkut janë ende të paprekura nga infeksioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *