“Humbja e një fëmije është një lloj tjetër pikëllimi. Të shumtë janë njerëzit që jeta i përball me humbjen e prindit, gjyshit apo bashkëshortit, por jo të gjithë e kanë përjetuar humbjen e një fëmije, veçanërisht në mënyrë të papritur dhe tragjike. Si prindër, ne presim që fëmijët tanë ta bëjnë botën një vend më të mirë. Ne kemi shpresa dhe ëndrra për ta, pra jo vetëm që vuajmë humbjen e fëmijës por dhe humbjen e asaj që ata mund të bëheshin,”-thonë psikologët.

 

Kështu e përshkruajnë prindërit që kanë humbur një fëmijë, procesin e pikëllimit dhe brengës që ndjejnë:

 

Unë dua të flas për fëmijën tim

 

“Do të doja që më shumë njerëz të kuptonin sesa shumë dua të flas për vajzën time. Kur njerëzit mësojnë se kam humbur një fëmijë, ata thonë thjesht “Më vjen shumë keq” dhe asgjë më shumë. Një herë dikush më pyeti pyeti sesi quhej dhe si dukej Ana. M’u duk fiks si një derë që u hap papritmas dhe më ftoi të flas për vajzën. Njerëzit më kanë thënë se nuk duan të ma kujtojnë pasi unë trishtohem shumë, por nuk dua ta harroj. Ndonjëherë më shumë ma thyen zemrën fakti që nuk mund të flas lirisht për të,”-thotë Jessica Fein, vajza e së cilës vdiq nga një sëmundje e rrallë në 2022-shin.

 

Koha nuk do ta “shërojë” këtë plagë

“Fjalitë “koha shëron gjithçka” ose “të duhet thjesht pak kohë” nuk vlejnë në këtë rast pasi ndihem se nuk do të shërohem kurrë nga humbja e djalit. Ju thjesht do të mësoheni të jetoni me këtë dhimbje. Po, jeta vazhdon, por ne duhet t’i japim një kuptim të ri pasi asnjë moment gëzimi nuk e zhduk dot zbrazëtinë që vjen me humbjen e një fëmije,”-tha Karen Wallace Bartelt, e cila humbi djalin e saj nga mbidoza në vitin 2018.

 

Fjalitë standarde nuk ndihmojnë aspak

 

Fjali si “ai është në një vend më të mirë” dhe “tani është një ëngjëll” nuk janë aspak të dobishme, përkundrazi na bëjnë të ndihemi të padukshëm. Unë besoj se djali im është me Zotin dhe se do ta shoh përsëri, por kjo nuk e pakëson pikëllimin tim në asnjë lloj mënyre,”-thotë Casey Mulligan e cila e humbi vajzën në vitin 1999.

 

Merrni sa kohë ju duhet

 

“Nuk ka asnjë zgjidhje të shpejtë apo afat kohor të përcaktuar. Jepini vetes kohë. Njerëzit përpiqeshin të më ngushëllonin dhe pastaj më thonin “Kanë kaluar tre muaj. Duhet të jesh më mirë”. Unë vazhdoj të mos ndihem më mirë. Do të doja që njerëzit të mos ishin aq të pavëmendshëm dhe të më jepnin hapësirë ​​dhe kohë për ta kaluar atë proces ashtu siç unë kisha nevojë.”-u shpreh Jacqueline Dooley e cila humbi vajzën e saj adoleshente nga kanceri në vitin 2017./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *