Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka analizuar Primaret në PD.
Ai tha se është ende herët për të folur apo paragjykuar procesin, testi i vërtetë do të shihet në zgjedhje.
Sipas tij e rëndësishme është që sot në Shqipëri po votohet brenda partive.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mund të jetë e drejtë ankesa e një pjesë të demokratëve, kur aleatët do të qendrojnë te listat e mbyllura?
Shkurti: Parimisht dua të përgëzoj këtë pjesën e primareve. Në 91-n shumë nga ne dolëm dhe për tu vrarë atë ditë thjeshtë të vinte demorkacia në këtë vend. Demokracia duhet të fillojë brenda partive. Por procesi i votimit brenda partisë është i shëndetshëm.
Borakaj: A ndikohet nga kryetari?
Shkurti: Edhe mund të ndikohet, rëndësi ka që votohet. Unë nuk jam anëtar i PD, aq më tepër nuk është se njëra parti është shumë më ndryshe se tjetra, në fund fare janë dhe disa ligje që çdo veprim ka kundërveprimin e vet. Pra janë parti kryetarësh. Mënyra se si erdhi PD deri më sot këtu ka qenë një peligrinazh personal i Berishës, për të cilin të gjithë menduan se u varros. Futja e partisë në proces votimi, unë nuk mund të paragjykoj, do presim.





