E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Prigozhin regjistron një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara në Bjellorusi

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim patundshmërish” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.

 

Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by.

 

Reklamë

Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër – shef i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin – figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel.

 

Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi në vitin 2003, dhe numëron zyrtarisht 31 punëtorë.

 

Në qershor, Kremlini ka thënë se ka arritur marrëveshje me Prigozhinin për t’i dhënë fund rebelimit të tij, duke thënë se udhëheqësi i mercenarëve do të shkojë në Bjellorusi, sikurse edhe forcat e tij, ndërsa akuzat ndaj tij do të hidhen poshtë. Vendndodhja e Prigozhinit tani është e panjohur.

 

Tsel, ish-garnizon për pjesëtarët e brigadës bjelloruse të raketave, është vendi ku ka nisur të paraqitet një kamp në qershor./REL/

Vazhdo të lexosh

Reklamë