Mungesa e cilësisë akademike, literaturë jo vendase dhe ngarkesa e lartë mësimore janë ndër problematikat më shqetësuese te arsimit te lartë.
Këto konstatime dalin nga raporti përfundimtar i Bordit të Akreditimit, i cili pas një procesi 4-vjeçar vlerësimi, ka analizuar punën e 97% të universiteteve publike dhe jopublike
Raporti evidenton mungesen e stafit të kualifikuar në disa programe studimi, si dhe kurrikulat e papërshtatura në gjuhën shqipe.
Disa degë vazhdojnë të funksionojnë me një numër minimal studentësh, ndërkohë që biblioteka dhe materialet ndihmëse konsiderohen të pamjaftueshme për të garantuar një proces mësimor cilësor.
Në këtë kontekst, është kërkuar një rishikim i thelluar i ligjit për arsimin e lartë, për të përmirësuar standardet.
“Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ato që janë qartësisht të domosdoshme për t’u adresuar duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë, të cilit i janë bërë vitet për tu riparë nga maja e një eksperience të akulumuar, por edhe shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike”, tha kreu i qeverisë Edi Rama.
Raporti e ve theksin edhe tek nevoja për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar.





