Subscribe

Me marrjen e statustit park kombëtar, shfrytëzimi për mirë i Vjosës do të hyjë në një fazë të re. Për lumin e fundit të egër në Evropë qeveria do të angazhohet që ai të kthehet në një burim të ardhurash për bashkitë dhe qytetarët që jetojnë përgjatë tij.

 

Hapi i parë për ta shndërruar Vjosën në një pikë të rëndësishme të turizimit, kryesisht atij agro, është ndërtimi i stacioneve të informimit dhe të një qendre shumëfunksionale.

 

Kritikave se Vjosa nuk do të mbetet e virgjër nga ndërhyjet në shërbim të ekonomisë kryeministri Edi Rama i priu me këtë deklaratë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Leksionet morale sesi duhet të sillemi me natyrën qeveria jonë nuk i pranon dot. Do të arrijmë të balancojmë, nevojën për të mbrojtur jo vetëm për peshqit, zogjtë dhe lulet me nevojën e njerëzve të këtij territori për zhvillim ekonomik.

 

Për të fundit lum të egër në Evropë ideja e Edi Ramës është zhvillimi i një turizmi elitar.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne na duhet turizimi i luksit, na duhet për njerëzit e zakonshëm, sepse është përmes turizimit të luksit që njerëzit e zakonshëm, prodhuesit e vegjël dhe shërbimet të marrin dhe të ardhurat më të mëdha.

 

Parku kombëtar i Vjosës pritet të mos jetë i vetmi që do të gjenerojë të ardhura përmes ngritjes së sipërmarrjeve ekonomike dhe sociale me premtimin pa i dëmtuar zonat nën mbrojtjen e shtetit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne jemi në një fazë të rishikimit të zonave të mbrojtura që vjen si rezultat i një kërkese këmbëngulëse te kryetarëve të një numri të konsiderueshëm të kryetarëve bashkish që janë të vetëdijsëm për nevojën e konservimit të natyrës por janë nën prosionin e madh të zhvillimit ekonomik.

 

Me shpalljen e fituesit për ngritjen e qendrës shumëfunksionale dhe stacioneve të informimit nga Ministria e Mjedisit do të përcakohen qartë zonat ku do të zhvillohet eko-turizëm dhe ato ku nuk do të lejohet asnjë lloj ndërhyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *