Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukan në Durrës.

 

Bylykbashi ftoi qytetarët të votojnë Mukën, si i një nga sipërmarrësit që sipas tij, do të sjellë ndryshimin. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi hedhi akuza edhe Bashën i cili sipas tij duke u mbajtur peng nga Rama po sjell vdekjen klinike të demokracisë.

 

“Ky takim duhej të ndodhte 3 vite më parë për të fituar bashkinë e Durrësit. Bashkia e krimbur. Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin kryebashkakun e ri. Atë e emëroi Edi Rama. Lulzim Basha ka dashur ta marrë pushtetin me kulisa, jo me zgjedhje, si ato që u panë dje në parlamentin e Shqipërisë. Vendimi i tij na hoqi votën për ta kthyer Durrësin te qytetarët e tij.
Në 11 dhjetor u ndamë nga politika e kulisave. Kjo duhet të jetë forma, vota. Kandidati që do të na përfaqësojë të jetë çuni durrsak dhe aktivisti i rritur Ardian Muka. Nuk vendosi vula e kryetarit, por vota e demokratëve.

 

Më shumë se politikan Ardian Muka ka vizion per mirëqeverisjen e qytetit dhe që i dhemb masakra urbane dhe e trashësgimisë kulturore. është sipërmarrësi që ka vujtuar nga monopolizmi në këtë qytet. 6 marsi është një moment i rëndësishëm historik për kthimin e pluralizmit në Shqipëri. Sa kohë që Rama mban Bashën në zyrë, sa kohë mban peng logon dhe vulën në dorën e Bashës është vdekje klinike. çdo votë për kandidatët e Bashës janë vota që do hidhen në kosh. Logoja do të ishte buzëqeshja plastike e Lulzim Bashës.

 

Përballja jonë është me pushtetin socialist bashkohemi në një logo të re që është ‘Shtëpia e Lirisë’ që bën bashkë aleatët tanë. Nuk jemi vetëm, nën logon e Shtëpisë së Lirisë. Do të marrim përsipër shkëputjen e bashkisë nga pushteti arrogant.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *