E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presion nga ndërkombëtarët, ambasadorët i shkojnë në zyrë Bashës

Ambasadorët janë vënë në lëvizje për të detyruar palët të mbyllin reformën zgjedhore, siç kanë premtuar.

Pas reagimeve që patën pas dështimit të diskutimeve edhe të dielën, ambasadorët e SHBA-BE dhe të Britanisë së Madhe do të ngjisin shkallët e selisë blu këtë të hënë në orën 15.00.

Reklamë

Ata do të takojnë kryedemokratin Lulzim Basha dhe mësohet se fokusi do të jetë tek reforma zgjedhore. Ndërkohë, ambasadori britanik, Duncan Norman reagoi edhe në “Twitter”.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, thotë ambasadori britanik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë