Kryeministri Rama, së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkuan në Fushë-Krujë, ku vizituan ambientet e shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”.

 

Ky është një projekt i financuar nga programi EU4Schools i Komisionit Evropian me zbatim nga UNDP, pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

E pritur me lule nga nga fëmijët e shkollës, presidentja e KE-së është ulur mes fëmijëve, duke shkëmbyer disa fjalë me ta.

 

“Qenka e mrekullueshme të shikosh se çfarë pune është  bërë. Mendoj se ky është një simbol i miqësisë që ne kemi dhe i së ardhmes i rinisë që do të ketë Shqipëria”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *