Presidenti Meta shkel sërish ligjin? Nuk firmos lirimin e gjeneral Ylber Dogjanit

Pas shkeljes te kushtetues për rastin e Sander Lleshanjt apo edhe atij me flagrant për Gent Cakajn, Ilir Meta përsëri ka shkelur ligjin. Por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ku kushtetuta linte vend per interpretim, ne kete rast, ligji parashikon qarte afatet qe ka ne dispozicion kreu i shtetit.
Behet fjale për Gjeneral Major Ylber Dogjanin, komandantin e Forcës Detare. Me date 16 Janar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka i ka dërguar Presidentit te Republikës kërkesën per lirimin e tij, pasi nga hetimi i kryer per ngjarjen e ndodhur ne bazën e Pasha Limanit, ku u vodhën arme dhe municione, rezultonte se ai dhe 15 ushtarake te tjere, ishin përgjegjës per ngjarjen ne fjale.
Por kur kane kaluar me shume se dy muaj, presidenti Ilir Meta, edhe pse ka kërkuar informacione shtese per kete ngjarje dhe informacioni i është dërguar, nuk eshte shprehur ende.
Kushtetuta e Republikës si dhe Ligji “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë” përcakton qarte ne nenin 9 te tij, se presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nder te tjera emëron dhe shkarkon, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.
Por pika 5 e këtij neni, specifikon se Presidenti i Republikës shprehet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së propozimeve, duke miratuar ose refuzuar propozimin.
30 dite kane kaluar, madje edhe me shume por Ilir Meta nuk është shprehur as duke e pranuar as duke e refuzuar kërkesën e Ministrisë se Mbrojtjes per te liruar Gjeneral Major Ylber Dogjanin.




