Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, komentoi me tone te forta akuzash presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për cështjen Beleri

 

Milanoviç I cili foli për tifozët kroatë, të cilët po mbahen të arrestuar në Greqi për trazira në ndeshjen kundër ekipit të Athinës, AEK, tha se  qeveria greke ushtrohet presion kundrejt vendeve më të vogla të rajonit.

 

“Në Greqi nuk po tregohet se ka shtet të së drejtës”, theksoi ai gjatë fjalës. “Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Athinës ka shkuar për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës, është zënë duke vjedhur vota. Dhe ata shkojnë në Himarë për të protestuar me një grup njerëzish të tjerë dhe të kundërshtojnë vendimin. Unë e di shumë mirë çfarë ndodh atje”, tha ai.

 

Milanoviç tha se ky është presion i drejtpërdrejtë mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *