E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti koreano-jugor nuk dorëhiqet, kërkon falje për shpalljen e gjendjes së luftës, pritet votimi i mocionit

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës.

“Kjo deklaratë emergjente e gjendjes ushtarake buroi nga dëshpërimi im si pala përgjegjëse për çështjet shtetërore, Më vjen thellësisht keq dhe sinqerisht u kërkoj falje qytetarëve që duhet të jenë tronditur shumë”, tha Presidenti.

Sapo ka nisur seanca  për shkarkimin e presidentit, deputetet e partisë së tij janë larguar përpara votimit të mocionit të mosbesimit.

Kjo do të thotë se nuk ka 200 anëtarë që kërkohen për ta miratuar atë.

Reklamë

Ndërsa deputetët e opozitës kanë hedhur  votën e tyre, kryeparlamentari Woo Won-shik i Partisë Demokratike ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar anëtarëve të partisë Pushteti Popullor në pushtet që u larguan më herët të kthehen.

“Republika e Koresë është një demokraci që është bërë nga gjaku dhe lotët e njerëzve. A nuk keni frikë të gjykoheni nga historia, nga njerëzit dhe nga bota? Merrni pjesë në votim, kështu e mbrono demokracinë tonë”, tha ai.

Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut duke kërkuar largimin e Yoon./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë