Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Presidenti kërkesë Kushtetueses, Begaj: Sqaroni kur mbaron mandati i gjyqtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska

30 Janar 18:22

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të sqarojë mandatin e dy anëtareve të saj, Sonila Bejtjas që është në detyrë dhe Elsa Toksës e cila dha dorëheqjen.

Kreu i shtetit vë në dukje se Kushtetuta parashikon përtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e përbërjes së saj, duke sjellë në vëmendje se ky parashikim vlen për Holta Zaçajn, Elsa Toskën dhe Sonila Bejtjan.

Meqenëse Kushtetuesja ka deklaruar vetëm mbarimin e mandatit për Holta Zaçajn dhe nuk është shprehur për dy gjyqtaret e tjera, presidenti Begaj kërkon që ajo të dalë me vendim kur mbaron mandati i Sonila Bejtjas dhe Elsa Toskës.

Sonila Bejtja është e vetmja gjyqtare që ka votuar pro çdo ankimi të bërë nga opozita; ndaj dhe PD ka deklaruar disa herë se mandati i saj është 9 vjet dhe nuk mund të largohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për përtëritjen e mandateve:

Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të mbrojtur dhe për të bërë të mundur përtëritjen e pjesshme të Gjykatës në intervale 3-vjeçare, sikurse kërkohet nga Kushtetuta.

Gjyqtarja Zaçaj u emërua në detyrën e Gjyqtarit Kushtetues në janar të vitit 2023, me një vonesë prej gati 6 vitesh nga momenti i krijimit të vakancës, shkaktuar nga rrethana të njohura dhe të pavarura prej saj.

Me vonesë nga momenti i krijimit të vakancës janë emëruar të gjithë gjyqtarët kushtetues pas vitit 2016, deri më sot.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në kushtet e emërimit me vonesë të gjyqtarëve fillestarë, zbatimi i kësaj dispozite e asgjëson parimin e përtëritjes së pjesshme, si në vitin 2025, ashtu dhe në vitin 2028 apo në vitin 2031.

Në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Por, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës.

Përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike. Që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e qartëson këtë aspekt, ndërkohë që afati për deklarimin e mbarimit të këtyre mandateve është ezauruar nga Gjykata pa veprime, duke vendosur në vështirësi organet e emërtesës.

Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera.

Në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme.

Presidenti i Republikës shpreson se në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës.

 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
bajra BEgaj Gjykata Kushtetuese

Nga e njëjta kategori

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në peshë dhe sheqerit të lartë në gjak, ja arsyeja

më shumë...

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë

më shumë...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen e forcave të sigurisë

më shumë...

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton dëme në prodhimet bujqësore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.