E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti iranian Rohan: Gati të negociojmë me SHBA-në

Presidenti iranian, Hassan Rohani më së fundmi ka dhënë shenja se Teherani është i hapur për shkëmbim të anijeve me Britaninë, si dhe për bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet amerikane ndaj këtij shteti.

 

“Ne nuk duam tensione me disa shtete evropiane, ka nëse Britania është e gatshme për të rregulluar aktet jokorrekte që ka bërë, duke përfshirë ato të Gjibraltar, përgjigjja e Iranit do të ishte në përputhje me hapat e tyre.”

 

Reklamë

Tensionet në mes të Iranit dhe Britanisë janë përshkallëzuar prej kur marina britanike ka konfiskuar një anije iraniane në Gjibraltar dhe më pas Irani ka kapuar një anije me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit.

 

Ndër të tjera Rohani është shprehur se Teherani do të ishte i hapur për bisedime me Uashingtonin nëse do të ekzistonte ndonjë “armëpushim” sa u përket sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA-ja kundër Iranit.

 

Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar prej vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump ka larguar SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë