Presidenti i Zimbabve, Emmerson Mnangagwa paralajmëroi të martën me 20 vjet burg autorin e një deklarate që mbantë firmën e tij, në të cilën thuhej se zgjatet koha për bllokimin e vendit.

Kjo deklaratë qarkulloi në rrjetet sociale javën e kaluar, por u mohua menjëherë nga qeveria.

“Kjo është absolutisht e pakuptimtë, unë kurrë nuk kam bërë një deklaratë të tillë. Nëse e kapim autorin, ai duhet të bëhet shembull dhe të dënohem me 20 vjet burgim. Mendoj që duhet të tregojmë se ne nuk duam të qarkullojmë lajme të rreme”, tha Mnangagwa.

Muajin e kaluar, Afrika e Jugut muajin publikoi rregulloren e izolimit, ku përfshiheh edhe burg deri në 20 vjet për njerëzit që përhapnin falsitete në lidhje me shpërthimin.

Kabineti qeveritar do të mblidhet këtë javë, ku do të vendosë se sa do të zgjasë izolimi.

Deri më tani, në Zimbabve, në vendin me 15 milionë banorë regjistrohen 3 viktima dhe 17 të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *