Subscribe

Sot po zhvillohen negociatat e para per “Presidentin e ri” mes kryetarit të grupit socialist Taulant Balla dhe dy grupeve parlamentare të opozitës, asaj për Demokraci dhe Integrim perfaqesuer nga Mesila Doda dhe Shpetim Idrizi, si dhe Aleanca për Ndyshim me kryetar Fatmir Mediun.

Takimet do të zhvillohen të ndara. Taulant Balla po bisedon fillimisht me Mesila Doden dhe Shpetim Idrizin deputete te PDIU, dhe më pas do takohet me Fatmir Mediun.

 

Kreu i grupit parlamentar tte PD, Enkelejd Alibeaj nuk pritet te ulet sot në tryezën e negociatave me Taulant Ballën.

Nga tryeza e negociatave fillimisht për përcaktimin e profilit që duhet të ketë presidenti i ri dhe më pas në dakordësinë ose jo të një emri konsensual, nga Partia Socialiste, si udhëheqëse e procesit të zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës, është përjashtuar Komisoni i Rithemelimit.

Me asnjë prej të mandatuarve të tyre, deputetët Oerd Bylykbashi apo Luçjano Boçi nuk do të ketë negociatë.

 

Ulja në tryezë e mazhorancës qeverisëse me një pjesë të opozitës, dy grupet parlamentare të drejtuara nga Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, vijnë dy ditë para përfundimit të afatit të dorëzimit të kandidatëve për president, pasditen e së dielës.

 

Të hënën e 16 majit, është lënë zhvillimi i raundit të parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Për aq kohë sa nga Partia Demokratike Zyrtare ende nuk ka një qëndrim dhe me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës fillimisht socialistët do të duhet të përcaktojnë profilin e presidentit të ri dhe më pas emrin, gjasa është që raundi i parë për pasuesin e Ilir Metës, që kërkon 84 vota “të digjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *