Në një kohë që në Italia nga qeveria kanë ardhur sinjalë të rëndësishme për nisjen e stërvitjeve, presidenti I Lazios, I ka hedhur “benzinë” zjarrit duke provokuar kundërshtarët për titullin kampion.

Claudio Lotito kundërshtoi një play off të mundshëm mes katër ekipeve ( Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta) për titullin kampion.

Bosi i Lazios ka një zgjidhje tjetër që në një farë mënyrë është një sfide për kampionët në fuqi të Juventusit.

Një ndeshje direkte dhe e vetme mes Lazio dhe Juventusit për titullin kampion meqënëse janë dy skuadrat që kryesojne kampionatin pas ndërprerjes.

Presidenti i Lazios është një nga ata presidenti që kërkon të rinisë me cdo kusht kampionati, pasi vetëm kështu do të shpëtoheshin sipas tij, klubet nga kolapsi financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *