E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti i Katalonjës apel protestueve, ndalni dhunën

Policemen in riot gear move past a burning barricade during clashes with protestors in Barcelona, Spain, Tuesday, Oct. 15, 2019. Spain's Supreme Court on Monday convicted 12 former Catalan politicians and activists for their roles in a secession bid in 2017, a ruling that immediately inflamed independence supporters in the wealthy northeastern region. (AP Photo/Emilio Morenatti)

Në Barcelonë, demonstruesit pro-pavarësisë katalane, vijojnë protestat e dhunshme duke u përleshur me forcat policore.

 

Ndërkohë në lidhje me gjendjen e krijuar në vend presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës, teksa protestat në këtë vend kanë vazhduar për të tretën natë me radhë.

 

Reklamë

Protetstat në Barcelonë kanë nisur pas dënimit me burg të nëntë liderë separatistë, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Katalonjës. Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim për Oriol Junqueras, ish nën-presidentin e Katalonjës, njëherësh liderin e nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është përballur me gjykim.

 

Junqueras është ndëshkuar me dënimin më të lartë prej 13 vjetëve burgim për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike.

 

Ndërkohë liderët pro-demokracisë, që kontrollojnë qeverinë rajonale të Katalonjës, ka thënë më herët se do ta shtyjnë përpra idenë e një referendumi të ri për ndarje nga Spanja. Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

 

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë