Kronikë
Presidenti i ekipit të futbollit në Shqipëri kapet me pistoletë pa leje

Kapet gjatë operacionit të koduar “Lokalizimi” Presidenti I Klubit të futbollit Turbina, Gentian Gjoka.
Ai ishte person i shpallur në kërkim nga drejtoria e policisë Vlorë pasi akuzohet për vepren penale “Mashtrimi”.
Arrestimi I numrit një të ekipit të Cërrikut u bë nga policia e komisariatit numër 2 në Tiranë.
Gjoka 45 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në kryeqytet u lokalizua në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.
Reklamë
Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




