Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i...

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet...

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti i arrestimit...

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po...

Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit,...

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”, Teherani shpreh...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do...

Presidenti Begaj vizitë dy ditore në Malësinë e Madhe, përgëzon banorët për promovimin e turizmit

5 Prill 15:12

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Malësinë e Madhe, e cila përkon me 113-vjetorin e kryengritjes së kurorëzuar me ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Bratillë të Deçiçit.

Në ditën e parë të kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi një bashkëbisedim me figura të spikatura të zonës: studiues, shkrimtarë, gazetarë, aktivistë e drejtues vendorë, me të cilët diskutoi për problematikat, sfidat dhe nismat e zhvillimit të Malësisë së Madhe.

Kreu i Shtetit i përgëzoi ata për angazhimin me punë të ndershme, shfrytëzimin e pasurive të jashtëzakonshme natyrore, për promovimin e turizmit dhe të vlerave historike e kulturore, si dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për adresimin e shqetësimeve të ngritura në takim dhe realizimin e projekteve të Malësisë së Madhe:

“Për mua është shumë me vlerë takimi me qytetarët, dëgjimi i tyre dhe patjetër që të mbaj edhe shënime. Siç tha profesori, i cili foli me mendje dhe zemër, po ju them se sot flas edhe me shpirt, se jam njëri nga ju, pavarësisht detyrës që mbaj. Pavarësisht se çfarë detyrash kemi pasur apo bëjmë, duhet secili nga ne të mendojë për vendin, për të ardhmen e fëmijëve tanë, të cilën duhet t’jua bëjmë më të mirë këtu ku është vendlindja e tyre. Dhe ku më mirë se këtu mund të shprehet kjo gjë, në vendin ku patriotizmi është i jashtëzakonshëm, atdhedashuria po ashtu, bujaria, mikpritja, muzika dhe lahuta, ku kemi liqenin, malin, lumin, kemi gjithçka që ju nevojitet njerëzve për të pasur mirëqenie dhe zhvillim. Patjetër, është shumë e rëndësishme të evidentojmë vlerat historike e kulturore, të cilat na identifikojnë si komb. Ju identifikoheni me lahutën. Lahuta është jona. Është shumë e rëndësishme që ju ta zhvilloni bërjen e lahutës dhe ta trashëgoni atë të brezi i ri. Po kështu, e rëndësishme është edhe një vlerë tjetër e kësaj zone, xhubleta. Me xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore. Xhubleta dhe dijebërja janë shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur e trashëguar, për ta bërë brezin e ri të mendojë se sa rëndësi kanë këto vlera”, tha Begaj.

Presidenti Begaj inkurajoi banorët e Malësisë së Madhe të vijojnë përpjekjet për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe promovimin e turizmit.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të promovojmë zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Këtu, përveç bujtinave dhe agroturizmit, të lidhura me fushën, ka një pjesë tjetër shumë të rëndësishme, që është e lidhur me malin.
Pjesa malore juaja është e rëndësishme për këtë emër që ka fituar Shqipëria. Vazhdoni ta zhvilloni. Patjetër që do të keni edhe ndihmë”, u shpreh Begaj.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj vlerësoi edhe banorët e Malësisë së Madhe që janë kthyer nga emigracioni për investime në vendlindje.

“Malësia e Madhe nuk është imune ndaj gjerave që na rrethojnë. Patjetër që ka largim të rinisë dhe emigracion kudo: në Amerikë, Kanada, Angli, e në vende të tjera të BE-së. Ajo që është më e rëndësishme, evidentohet qartë se këta njerëz, pavarësisht se kanë ikur, nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre, kanë menduar të bëjnë investime në vendlindjen e tyre, të rikthehen, siç është rasti i futbollistit tonë të Kombëtares, djalë i kësaj treve, që na ka bërë të gjithëve krenarë”, tha Begaj.

Një tjetër çështje, ndaj së cilës Presidenti Begaj kushtoi rëndësi, ishte bashkëpunimi me Malin e Zi dhe faktorin shqiptar atje:

“Patjetër që ne duhet të zhvillojmë marrëdhëniet ndërkufitare. Komuniteti shqiptar atje është faktor i rëndësishëm në stabilitetin dhe shtetformimin e Malit të Zi. Faktori shqiptar asnjëherë nuk e ndërron ëndrrën dhe aspiratën Euroatlantike”, u shpreh presidenti./vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Politike
Tagged:
Bajram Begaj Malësi e Madhe

Nga e njëjta kategori

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet të bëhet edhe më mirë

më shumë...

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi online

më shumë...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:48

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i...

10:25

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë,...

10:06

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti...

9:59

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e...

9:35

Efektivi i dha fund jetës me armën...

9:22

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në...

8:54

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

8:45

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”,...

8:39

Parashikimi i motit për sot, 14 Qershor...

8:12

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Qershor...

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.