E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj uron Talat Xhaferin: Shqiptarët një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e detyrës së kryeministrit të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

“Pavarësisht kufizimit në kohë e kompetenca, kjo qeveri ka sfidën të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik”, shprehet kreu i shtetit në reagimin e tij.

Duke nënvizuar se shqiptarët janë faktorë për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut Presidenti Bajram Begaj thotë ky është rasti që qeveria të dëshmojë se perspektiva e vendit është integrimi në Bashkimin Evropian.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë